KUPIPROG
  KUPIPROG    www.kupiprog.net - web design technology - Qėllimi ynė ėshtė suksesi juaj nė internet.     Web Design    KUPIPROG bėnė dizajnime profesionale tė webfaqeve gjithashtu ne bėjmė edhe mirėmbajtjen e webfaqeve.     Web Hosting    Ne ofrojm edhe hapėsir (hosting) pėr webfaqen tuaj nė internet.     Dizajn Grafik    Dizajnime grafike tė logove, kalendarė, katalogje, vizitkarta etj. 
MENY
 
Webpaketa :
STARTER »
BASIC »
STANDARD »
PREMIUM »
PROFESSIONAL »
EXTRA »










DPN »
FAQ »

DPN

Rregullat e kontratės tė Providerit prej tė cilit ne i blejm WebHosting paketat.
- për ofertat e marrura nga on vision -
Dispozitat e përgjithshme të ndërmarrjes për porositjen e shërbimeve në Internet


Në vijim shprehja Provider i referohet firmës ON VISION ndërsa Përdorësi referon personin që ka porositur dhe nënshkruar një kontratë.

Realizimi i kontratës:
Kontrata që përmban shërbimet e Providerit, realizohet atëher kur Përdorësi vërteton formullarin e porositjes së shërbimeve të Providerit. Porositësi duhet të ketë kaluar moshën 18 vjeçare.

Tërësia e sherbimeve:
Tërësia e sherbimeve rezulton nga të dhënat në formullarin e porosisë.

Anulimi i kontratës:
Kontrata mund të anulohet nga të dy palët në kohën e skadimit të saj. Pas anulimit të kontratës Provideri e ka të drejtën për ti fshirë të gjitha shënimet e Përdorësit që gjinden në serverët e tij. Anulimi i kontratës nga Përdorësi duhet të lëshohet me shkrim 1 muaj para skadimit të saj. Anulimet e kontratave që dërgohen përmes Emailit nuk akceptohen. Pagesat nuk kthehen në rast kur Përdorësi anulon kontraten para skadimit të saj si dhe kur ndërron Providerin.

Regjistrimi i domainit:
Provideri nuk merr asnjë përgjegjësi për kërkesën e emrit të domainit. Kjo vlen posaqërisht për markat apo emrat e produkteve që jan të siguruara nga firmat e tjera, nëse emri i domainit të dëshiruar ka të bëj apo është identik me ata. Kërkesa për regjistrimin e domainit bëhet zakonisht në emër të Përdorësit. ON VISION paraqitet para DENIC ose INTERNIC vetëm si ndërmjetsues. Nëse një person i tretë kërkon lirimin e domainit të Përdorësit, atëherë duhet informuar Providerin sa më shpejt. Përdorësi e liron ON VISION nga pretendimet për zhdëmtin të personave të tretë në rast që ka përdorur një emër të palejueshëm të domainit.

Përdorësi mban përgjegjësinë për respektimin e këtyre të drejtave, të cilat nuk rregullohen nga Internic apo Denic. ON VISION nuk merr përgjegjësi për dëm, që rezulton nga kërkesa si dhe nga oferimi i një domaini.

Rregullat e përdorimit:
Nuk lejohet përdorimi i Webspace-it vetëm si portal për download të presencave të huaja në web, nëse ajo është jashtë zonës së Providerit.

Webfaqet e hostuara nga ne, në interes të dyanshëm nuk do ti shfrytëzojmë për referencë apo marketing personal.

Obligimet e Përdorësit:
Webfaqet pornografike, amorale si dhe Webfaqet që paraqesin dhunën nuk lejohen dhe çkyqen nga Serverët tonë. Webfaqet që i shkelin ligjet në fuqi, hiqen nga serverat e tonë.

Përdorësi është përgjegjës për përmbajtjet e ofertave që dalin nga Serveri. Ai duhet të përkujdeset që ofertat të mos bien ndesh me rregullimet e Kopyraitit, të jenë në harmoni me ligjin, ti plotësojnë rregullat ligjore si dhe detyrimet zyrtare. Nëse Provideri has në shkelje të këtyre pikave, atëherë ka të drejtën, që ta bllokon ofertën.

Klienti është i detyruar ta krijoj Webfaqën e tij në atë mënyrë, që Serveri të mos ngarkohet shumë; p.sh. duhet ti kushtohet kujdesje CGI-Skriptave, të cilat kërkojnë një llogaritje të madhe të procesorit apo shfrytëzim të madh të RAM-memories. ON VISION ka të drejtën ti ndaloj hyrjet nga Klienti apo nga persona të tretë në Webfaqet, të cilat nuk i plotësojnë kërkesat e lartëcekura. ON VISION do ta informoj klientin paraprakisht për masat që do ti ndërmerr.

Provideri duhet të njoftohet me shkrim nga Përdorësi, nëse ka ndryshime në të dhëna që janë relevante me kontratën. Këtu hyjnë ndryshime të adresës, telefonit si dhe të dhënat lidhur me firmën. Përdorësi duhet ti mbaj mfeshtë fjalëkalueset (Password) dhe në rast keqpërdorimi apo dyshim për keqpërdorim nga persona të tretë, duhet të njofton menjëherë Providerin.

Një paket e porositur duhet të parapaguhet për një vit. Porositë krijohen në mënyre automatike, rrjedhimisht pas dhënies së shënimeve porosia nuk mund të stopohet dhe duhet të paguhet.

Një domain i porositur nuk mund të anulohet, pasi që domaini është një artikul i personalizuar dhe posa të porositet nga Klienti duhet të regjistrohet.

Kohëzgjatja e kontratës për të gjitha TLDs është një vit inkl. Webpaketa e zgjedhur me perjashtim të .biz dhe .info Domainave ku kohëzgjatja e kontratës është 2 vite.

Kufizimet e zhdëmtimit:
Kërkesa për zhdëmtin mund të bëhet në rast të rënies së funksionimit të Serverit më shumë se 72 orë. Sasia e zhdëmtimit mund të jetë sa pagesa mujore e një WebPaketës.

Duke u bazuar në disa faktorë, të cilët nuk janë në dorë të Providerit (p.sh. rënia e funksionimit së Serverit), nuk mund të garantohet një arritje një qind përqind e Serverit.

Sigurimi i të dhënave/fajlave të Përdorësit (Krijimi i i Backupit lokal) bie në përgjegjësinë e Përdorësit. Për dëmtim të të dhënave që janë të transferuara në Serverët tonë, Provideri nuk jep zhdëmtin.

Kërkesa tjera për zhdëmtim, përveq atyre të lartëcekura, nuk pranohen.

Kushtëzimet e pagesave:
Kohëzgjatja e kontratës është një vit. Kontrata zgjatet edhe për një vit, nëse nuk anulohet me shkrim një muaj më parë.
Paralajmërimet për pagesë dhe korrespondenca bëhet përmes emailit.
(Fakturës që dërgohet me postë i shtohen 2.5 Euro).

Vendi i gjykatës:
Vendi i gjykatës, në rast të mospajtimeve, të cilat janë në relacion me kontratën, është Winterthur (Kt. Zürich).

Përcaktimet përfundimtare:
Me rastin e hyrjes dhe përdorimit të parë në një Server të Providerit si dhe me pranimin e kontratës, pranohen të gjitha kushtëzimet e lartëcekura. Nëse një nga rregullimet e DPN-ës nuk është në harmoni me përcaktimet ligjore, atëherë hyjnë në fuqi përcaktimet ligjore që rregullojnë atë lëmi. Rregullimet që nuk janë të prekura, mbesin njëjtë si më parë.

Dispozitat e përgjithshme vlejnë për të gjitha kontratat në ditën e shpalljes së tyre. Kushtëzimet për pagesë vlejnë për Përdorësit, të cilët kërkojnë dhe pranojnë shërbime nga ON VISION.

Dispozitat e përgjithshme të ON VISION hyjnë në fuqi në ditën e shpalljes së tyre

© 2007-2008 KUPIPROG. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. e-mail: info@kupiprog.net